BallinaPolitikePensionet/Propozimi i Shehit në Kuvend: Të fillojë përllogaritja e viteve të punës...

Pensionet/Propozimi i Shehit në Kuvend: Të fillojë përllogaritja e viteve të punës nga mosha 16-vjeç

spot_img

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se vitet e punës për çdo person, duhet të llogariten mbi moshën 16-vjeç, moshë kjo e vendosur edhe në kodin e punës së sistemit të kaluar.

Komentet Shehi i bëri në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, në diskutimin e Projektligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”.

Shehi tha se meqë Kuvendi po bënte një ‘amnisti’ për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, atëherë referencë duhet të merret mosha 16 vjeç, kur punëtori niste edhe pagesat e sigurimeve shoqërore.

Sipas Shehit, të gjithë ata që punonin nën 16 vjeç, ishin të detyruar ta bënin këtë nga skllavëria e komunizmit dhe shtoi se nëse këto vite do të llogariten, mund të ketë edhe abuzime.

*Fjala e plotë e Shehit:*

Edhe në kohë të Enver Hoxhës kishte disa ligje për punën. Ligji i punës thoshte se i punësuar quhet ai mbi moshën 16 vjeç. Nuk është e drejtë të hysh në punë në moshën 14 vjeç. Të gjithë ata që punonin në këtë moshë, punonin part time ose quheshin nxënës.

Kështu që ligji i asaj kohe shërben edhe si një referencë logjike, 16 vjeç e mbrapa. Ne po bëjmë një amnisti. Ka hyrë në punë 13-14 vjeç. Po çfarë kuptimi ka kjo? Do zgjasim vitet e punësimit? Ai që ka punuar 16 vjeç e mbrapa këtu ka paguar sigurime. A po bëjmë amnisti? Vije 16 vjeç e mbrapa.

Në atë kohë fillonin detyrimet për sigurime shoqërore. Nuk kishte atëherë, nuk figurojnë me ligj këto. Nëse doni të sajoni një ligj tjetër për punën është tjetër çështje. Se i bie të jemi ne një Republikë e Afrikës. Vërtet ata kanë punuar 14 vjeç në koperativë, por sepse ishte skllavëria e komunizmit.

Prandaj të vëmë moshën 16 vjeç, se ato referenca që përmendni janë pa vlerë. Se po të fillojmë të numërojmë, dikush do të thotë që unë kam punuar 13 vjeç. Dikush thotë kam nisur punën 12 vjeç se çoja qumshtin. Por nuk hyn në sistem të pensioneve kjo punë, për mua. Unë kështu e gjykoj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular