Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, shfaqet i bindur se me opozitën Berisha përballë, në zgjedhjet e 11 majit ai e ka fitoren të sigurt. Gjatë “bashkëbisedimit” të përditshëm që po bën me qytetarët në faqen e tij në FB, Rama dha edhe një mesazh për kundërshtarët e tij politikë, duke thënë se sërish do të humbin në zgjedhjet e 11 majit.
“Meqë përmende Noc Rrokun, e kam qejf Nocin… Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion ndaj shkollës ‘Kosova’. Njësoj do ta marrin në 11 maj, kur shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë kurrë teposhtë, por vetëm do të ngjitet lart e më lart drejt majës së 2023 në BE. Erdhi 11 maji, këtu do të jemi”, u shpreh Rama.