Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë anuloi memorandumin që ngriu grantet dhe kredi federale, gjë që shkaktoi panik të gjerë mes miliona njerëzve që mbështeten në ndihmën e qeverisë.
“Memorandumi i OMB-së M-25-13 është anuluar. Nëse keni pyetje në lidhje me zbatimin e Urdhrave Ekzekutive të Presidentit, ju lutemi kontaktoni Këshillin e Përgjithshëm të agjencisë suaj”, thuhet në një memo të siguruar nga CNN.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në një postimin në X se ndërsa memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për ngrirjen e ndihmës së huaj, mbeten në fuqi.
Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë kishte urdhëruar ndalimin e granteve dhe huave federale, sipas memorandumit të brendshëm të dërguar të hënën, i cili shkaktoi ankth edhe pse Shtëpia e Bardhë tha se nuk ishte një urdhër aq gjithëpërfshirës sa dukej.