Sot është një ditë historike në Champions. Për herë të parë do të zbresin në fushë 36 skuadra, për më tepër në të njëjtën orë. Do të luhen 18 ndeshje, që do të marrin jetë në orën 21:00.
Sfidat janë të vlefshme për raundin e tetë të kampionatit, që përkon me përfundimin e tij. Më pas fillon faza “play-off”, pasi vetëm 8 skuadrat e para
SFIDAT SOT
ASTON VILA-SËLLTIK 21:00
BARCELONA-ATALANTA 21:00
LEVERKUSEN-SPARTA 21:00
BAJERN-BRATISLAVA 21:00
BREST-REAL MADRID 21:00
DINAMO Z.-MILAN 21:00
DORTMUND-SHAHTJOR 21:00
GIRONA-ARSENAL 21:00
INTER-MONAKO 21:00
JUVENTUS-BENFIKA 21:00
LILË-FEJNORD 21:00
MAN. SITI-BRYZH 21:00
PSV-LIVERPUL 21:00
SALCBURG-ATL. MADRID 21:00
SPORTING-BOLONJA 21:00
SHTURM-LAJPCIG 21:00
SHTUTGART-PSG 21:00
JANG BOJS-CRVENA ZVEZDA 21:00
RENDITJA
RREGULLORJA E KLASIFIKIMIT
* Pas përfundimit të 8 ndeshjeve, për secilën skuadër në Ligën e Europës do të bëhet renditja dhe 8 ekipet e para do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ave.
* Në rast se do të kemi barazim pikësh, do të kualifikohet skuadra me diferencën e golave më të mirë.
* Ekipet që do të renditen nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-t të këtij klasifikimi do të luajnë dy ndeshje vajtje-ardhje pas një shorti, nga ku do të dalin 8 ekipet e tjera sfiduese për 8 të parat. Kundërshtarët do të mësohen me short dhe këtu do të futemi në një fazë tjetër të Ligës së Europës që ngjason me atë të vjetrën.
* Ekipet e renditura nga vendi i 24-t deri në fund do të jenë të eliminuara nga Liga e Europës, ndryshe nga vitet e mëparshme kur kishte disa skuadra që shkonin në Ligën e Konferencës.