Reagim nga Rezenbrik Serjani-Sekretar Funksional PD Vlorë
Prej dy ditësh, punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë kanë dalë në protestë. Ky institucion, denoncuar disa herë nga Partia Demokratike Vlorë, është kthyer në vatër korrupsioni dhe shkeljesh ligjore. Punonjësit, me të drejtë shprehen se ky institucion prej vitesh nuk respekton asnjë prej kushteve të respektimit të punonjësve dhe bazën ligjore të shprehur në Kodin e Punës. Mosrespektimi I tyre përbën në mënyrë direkte vepër penale, duke e kthyer Ujësjellës Kanalizime Vlorë në një skene të mirëfilltë të përbërjes së veprës penale. Kushtet e punës, kryesisht e asaj baze materiale e cila shërben për operimin e institucionit, nëpërmjet punonjësve në terren, në ndërhyrjet specifike për zgjidhjen e problematikave që lindin në rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Vlorë, nuk sigurohen nga institucioni, ato gjenden apo zgjidhen nga vet punonjësit. Dhjetra tenderime, për bazë material e logjistike specifike teknike, kanë kaluar këto vite nga ky institucion, por ato asnjëherë nuk kanë qenë funksionale apo prezente, në shërbim të mbarëvajtjes së punëve teknike, si pasojë e keqpërdorimit të fondeve dhe abuzimit të tyre. Mosnjohja e orëve shtesë dhe orëve të punës gjatë fundjavës, në llogaritjen e pagës së cdo fillim muaji për cdo punonjës, është një tjetër detyrim ligjor që ky institucion ka ndaj punonjësve, duke shkelur në mënyrë direkte kuadrin ligjor të Kodit të Punës dhe përbërë në mënyrë direkte vepër penale. Ujësjellës Kanalizime Vlorë, drejtuesit e saj, këto kërkesa nuk I kanë marrë asnjëherë parasysh, duke zvarritur kërkesat e drejta të punonjësve, dhe shumë herë duke I kërcënuar këta të fundit, me heqje nga puna. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë nuk janë pritur, qoftë edhe formalisht nga drejtuesit e institucionit,për parashtrimin e kërkesave të tyre, duke treguar qartazi arrogancë, paskrupullsi, mungesë transparence dhe përbuzje, duke thyer cdo normë morale, ligjore e njerëzore. Prej vitesh, institucioni I Ujësjellës Kanalizime Vlorë është kthyer jo vetëm një vater korrupsioni, por edhe një vater punësimesh elektorale, organika të fryra dhe jofunksionale, për qoka drejtuesish në funksion të përdorimit elektoral duke e kolqapsuar atë; ndërsa punonjësit e ndershëm I trajtojnë duke mos ju respektuar të drejtat e detyrimet ligjore. Marrëveshja për ngritjen e pagës së punonjësve, respektimi e zbatimi I kuadrit ligjor që përcakton Kodi I Punës, krijimi I kushteve optimale, duke ju siguruar gjithë bazën e nevojshme material e teknike, sic e parashikon kuadri teknik për këta punonjës dhe brenda profilit të tyre të punës, janë kërkesa të drejta e legjitime. Partia Demokratike Vlorë është në krah të kësaj proteste të drejtë e të ndershme, deri ne fitoren e ligjshme të saj !