Policia, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se personi i plagosur në Fushë-Mëzez, është një i mitur, ndërsa thekson se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
I mituri, 15 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.