BallinaPolitikeKreshnik Spahiu: Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

Kreshnik Spahiu: Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

spot_img

Nga Kreshnik Spahiu
Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju dha, Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse, Anastas Janullatus.

Vendet e kryeministrit shqiptar Rama dhe të kryeministrit grek Mitsotakis ishin pranë dhe në krah të tyre, ishin delegacionet përkatëse zyrtare.

Papritmas në kishë u shfaq kreu i “ravolucionit patriotik” dhe aleati në zgjedhje i Athinës, Sali Berisha.
Roja e tij drejtohet në karrigen krah kryeministrit grek dhe shkoi tek emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte i ulur pranë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Të gjithë këtë veprim e bëri në sytë e publikut dhe gazetarëve. Ndonëse Garda i kërkoi ta kthente emrin në vendin e caktuar nga protokolli, ai refuzoi dhe uli Sali Berishën në krah të aleatit grek Mitsotakis.

Pra “legjenda” që ka 3 vite premton:

– mos bindje civile
– revolucion
– qeveri teknike
U zvarrit për tu rreshtuar krah Ramës dhe kryeministrit Mitsotakis!

Më pas Berisha tre herë përshëndeti idhullin e tij grek Mitsotakis, por gjeti indiferencën dhe injorimin me heshtje. Kryeministri grek i xhindosur që në mënyrë brutale ju zu vendi i kolegut, u mundua ta injoroj në maksimum.

Berisha përpiqej ti fliste që ti kujtohej:

– jam unë që kandidova Bejlerin,
– jam unë që kam koalicion me PBDNj,
– jam unë që ju dhashë 6000 milje det,
– jam unë që fus minoritar deputet liste,
– jam unë që ju dhashë 6 varreza greke,
– jam unë që ndryshoja kombësitë greke

Ishte ai që ka 3 vjet që premton qeveri teknike dhe mos bindje civile.

Sot ja arriti të ishte pranë qeverisë helene dhe shqiptare.

Populli thotë që dashuria nuk njeh moshë.
Dashuria të errëson sytë dhe e bën njeriun të kaloj në vetëflijim. Sot dashuria i bashkoi të tre.
Ai kishte tre vjet që ëndërronte të ishin të tre.
Mos bindja e tij civile vonoi por triumfoi.
Ja vlente mos bindja civile për një foto.
Ishte foto sa 1000 fjalë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular