Nga Agron Duka
Pamjet që tregojnë këto foto janë një dëshmi tronditëse e degradimit urbanistik që ka pësuar qyteti i dytë më i madh dhe ekonomikisht më i rëndësishëm në vend, Durrësi. Ai përmbytet rregullisht tashmë, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në ekonominë publike dhe private.
Ne kërkojmë trajtimin me prioritet nga qeveria qëndrore të këtij provbemi, për të projektuar sisteme kullimi që i përgjigjen ndryshimit të regjimit të reshjeve dhe situatës së re urbane në këtë qytet.
Nuk mund të justifikohemi më me teorinë “se ishte shi i dendur”. Shiu do të bjerë edhe më i denduar dhe këtë ne nuk e ndalojmë. Ne duhet të marrim masa që të mbrohemi prej natyrës.
Në vend që të parashikojë investime në kolektorë të rinj e të mjaftushëm për kullimin e këtyre ujërave, qeveria dhuron portin e vetëm në vend për ta bërë lagje VIP dhe shpenzon qindra miliona Euro për të ndërtuar një port tjetër.
Durrësi nuk mund të qëndrojë më kështu!
Durrsakët duhet të koptojnë se jeta e tyre tashmë është në dorë të fatit, pasi qeveria e ka nxjerrë në shitje Durrësin!
Ne si pjesë e koalicionit opozitar do të kërkojmë me forcë që ky koalicion të vijë me një projekt të qartë dhe të realizueshëm për të shpëtuar Durrësin nga kjo katastrofë.