BallinaSportNga Gjimshiti tek Asllani e Laçi/ U aktivizuan titullarë në Champions, zbuloni...

Nga Gjimshiti tek Asllani e Laçi/ U aktivizuan titullarë në Champions, zbuloni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë

spot_img

Tre futbollistët e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi, u aktivizuan titullarë, në duelet e fundit të grupeve të Champions-it, duke zhvilluar paraqitje dinjitoze. 

Asllani festoi me Interin, që mposhti 3-0 Monakon, teksa mesfushori shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, duke u vlerësuar me notën 7.1, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ku spikasin 7 topa të gjatë të saktë si dhe 92 pasime po të sakta.  

WhatsApp Image 2025-01-29 at 23.34.29

Paraqitje dinjitoze edhe për Qazim Laçin, në duelin ndaj Bajern Leverkusen. Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-0, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.7. Laçi fitoi 9 nga 10 duelet me kundërshtarë, krijoi 1 shans të artë shënimi, si dhe rezultoi i saktë në të gjitha driblimet.  

WhatsApp Image 2025-01-29 at 23.38.15

Për sa i përket Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares shqiptare, vuajti disi ndaj yjeve të Barcelonës, në duelin që përfundoi në barazim 2 me 2. Ai u vlerësua me notën 6.3 nga “Sofa Score”, teksa regjistroi 30 pasime të sakta, dhe fitoi 2 nga 5 duelet me kundërshtarët.

WhatsApp Image 2025-01-29 at 23.45.37 (1)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular