Është promovuar sot libri më i ri i shkrimtarit Shefqet Meko botuar nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”. Salla në Qendrën Kombëtare të Librit në orën e përcaktuar 11:30 ishte tejmbushur nga shkrimtarët, lexues dhe miq të autorit që do të ishin pjesë e këtij eventi të veçantë siç është sjellja tek lexuesi shqiptar i romanit “Rënia” . Pjesmarrësit e shumtë e vlerësuan krijimin e Mekos, që me një gjuhë brilante përshkruan periudhën e ndryshimit epokal të regjimeve, nga ai komunist, në demokracinë e ditëve të para. Botuesi i “Mediaprint” falenderoi autorin që e përzgjodhi për këtë botim të spikatur. Të pranishmit që morën fjalën, Ahmet Prençi, Marash Mirashi, Arben Çeku, prof. Xhevat Lloshi, por dhe Agim Baçi e Behar Gjoka, Liridon Mulaj, e zbërthyen përmbajtësisht dhe teorikisht esencën e romanit “Rënia”, të cilin e vlerësuan edhe si autobiografik (të fshehur). Atë e quajtën edhe roman kujtesë, një pasqyrë të situatave të kohës dhe personazhit kryesor. U fol në takim edhe rreth përjetimeve nga leximi, si dhe nga ngjarjet me Shefqet Meko. Pjesmarrës në takim ishin dhe shkrimtari, diplomati dhe politikani Besnik Mustafaj, ish-ministri Lufter Xhuveli, Prof.Gjok Uldedaj etj. Autori Sherfqet Meko pas falenderimeve, theksoi se romani i tij mishëron dëshirën për të pasqyruar realisht, ngjarjet e kaluara në kapërcyell të epokave. Romani “Rënia” përcjell emocion dhe befasi tronditëse, duke portretizuar rrënimin e shoqërisë shqiptare të viteve ‘90. Përmes një gjetjeje mjaft të arrirë artistike, drama e personazhit kryesor, Maks Priftit, ndërthuret me atë të një shoqërie të zhgënjyer e të nëpërkëmbur që ndodhet në prag të ekzistencës së saj.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/shef-1-1024x692.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M2.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M3.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M4.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M5.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M6.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M7.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M8.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M9.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M10.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M11-1024x646.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M12-1024x558.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M13-1024x653.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M14-1024x645.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M15-1024x642.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M16-1024x650.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M17.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M18-1024x587.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/M20-1024x665.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/01/Capture-1024x656.jpg)