Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar aleancën me PD për zgjedhjet e 11 majit.
Duka ritheksoi se ai vetë nuk do të garojë, por ka kërkuar që të ketë kandidatë të PAA-së në listat e mbyllura të PD.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Duka ju vetë keni deklaruar se nuk do të garoni në këto zgjedhje, a i keni kërkuar PD-së të fusi në listën e tyre të mbyllur njerëzit tuaj?
Duka: Partitë e dimensioneve tona e kanë shumë të vështirë. Nuk është se kemi pasur afrimitet me mazhorancën. Ne kemi negociuar. Në kushte tqë na jepet nga një vend në gjithë Shqipërinë në listat e hapura dhe tentojmë të mbyllim edhe 1 apo dy vende në listat e mbyllura. Durrës patjetër. Duhet të biem dakord për interesa reciproke. E rëndësishme është që parmisht të biem dakord. Nëse do copëzohet vota opozitare, janë bërë shumë parti të vogla që po tentojnë të dalin vetëm, kjo do shkojë në dëm të opozitës. Është mirë të garojmë në sigël koalicioni me PD.