Gazetarja Klodiana Lala, lidhur me task forcën e SPAK, është shprehur se puna në terren ka nisur prej kohësh dhe se vetëm sot është bërë publike.
Lala u shpreh në emisionin ‘Open’ në News24 se, puna në terren ka nisur që kur mazhoranca dhe opozita nisën udhëtimet jashtë vendit për takime me diasporën. Sipas saj po hetohet mënyra e financimit.
Ajo shtoi se shpresat për ndalimin e krimit zgjedhor nuk duhet të varen vetëm te SPAK apo institucionet, por të gjithë qytetarët duhet të denoncojnë kur ka tentativa për deformimin e vullnetit apo blerjen e votës.
Lala: Mendoj se ka kohë që ka filluar dhe tashmë është bërë publike. Nga informacionet, ka filluar që nga udhëtimet e mazhorancës dhe opozitës për takimet me diasporën, për mënyrën sesi janë financuar.
Për rezultatet, mbetet për t’u parë.
Historia e krimit zgjedhor nuk një histori duhet t’i varim vetëm të SPAK dhe institucionet. Kur dikush vjen dhe në këmbim të parasë, duhet ta denoncojmë. Çdo qytetar duhet të jetë pak SPAK në mënyrë që vota të lexohet drejt dhe kështu mund të kemi demokraci funksionale.
Strategjia e bërë publike ditën e sotme, mund të japë shumë rezultat, pak ose fare. Është një hap që duhej të vinte. Nëse rekordet vihen aty dhe mbeten në një dosje, ata që kryejnë krimin do të hetohen një ditë.
Me këtë dua të them se, sëse ne ndërgjegjësohemi deri në atë pikë sat ë denoncojmë tentativën për të deformuar vullnetin apo për ta marrë votën me para, japim një kontribut të madh për shoqërinë.