Janë gjetur kutitë e zeza të avionit në SHBA që u përplas me një helikopter ushtarak, duke vrarë 67 persona.
BBC raporton se janë ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me personelin dhe thirrjet e tjera të afërta në aeroportin ku po ulej avioni.
Normalisht dy persona menaxhojnë kontrollin e trafikut ajror për helikopterët dhe avionët që fluturojnë në zonë – një nga hapësirat ajrore më të kontrolluara në botë – por vetëm një person po e bënte këtë detyrë të mërkurën në momentin e rrëzimit, raportojnë mediat në SHBA.
Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e incidentit që vrau të gjithë 67 personat në bordin e dy avionëve.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) tha se një raport paraprak do të lëshohet brenda 30 ditëve.
Regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe regjistruesi i zërit të kabinës, të njohura si kutitë e zeza, mund të ndihmojnë në ofrimin e të dhënave për hetuesit për atë që mund të ketë shkuar keq në fluturim .
Sipas NTSB, natën e së enjtes vonë të dy kutitë u transportuan në një nga laboratorët e saj për vlerësim.