BallinaKronikeDETAJE/ Plagosja me armë e 15-vjeçarit në Tiranë plot mistere, zbardhet dëshmia...

DETAJE/ Plagosja me armë e 15-vjeçarit në Tiranë plot mistere, zbardhet dëshmia e të atit

spot_img

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në rrethana ende të paqarta.

I mituri është paraqitur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Ngjarja raportohet te ketë ndodhur në Fushë-Mëzez, ndërsa ka qenë babai i tij që e ka transportuar drejt spitalit, raporton gazetarja e Top Channel Kleida Muka.

I pyetur nga grupi hetimor, 15 vjeçari ka refuzuar të tregojë se kush e ka plagosur apo rrethanat e konfliktit.

Në pyetje është marre edhe babai i djalit, i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, por ka dëgjuar të shtënat me armë. I mituri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga plumbi që ka marrë në kraharor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë punonjësit e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular