BallinaLifestyle“Donte të më linte në altar!”- Ndarja e bujshme nga Fedez, Chiara...

“Donte të më linte në altar!”- Ndarja e bujshme nga Fedez, Chiara Ferragni thyen heshtjen: Jam tradhtuar për 7 vite! Më telefonoi dhe pranoi se… Ja pse nuk kam reaguar!

spot_img

“Jam tradhtuar për 7 vite”, kështu është shprehur influencereja e njohur italiane, Chiara Ferragni, në reagimin e saj të parë lidhur me ndarjen e bujshme nga reperi Fedez, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Chiara theu heshtjen pas disa muajsh që në mediat rozë përflitej për një divorc në jetën e saj dhe një ndarje jo paqësore nga Fedez.

Blogerja italiane ka zbuluar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale detaje të pathëna mbi marrëdhënien e tyre dhe krizat që çuan deri në ndarje. Ajo thotë se është tradhtuar nga Fedez më shumë se një herë, por ka duruar pasi besonte te sakrifica për familjen, por nuk do ta bëjë më.

“Kam zgjedhur të hesht në këto muaj për të mbrojtur veten dhe familjen time në dy çështje që më kanë prekur thellësisht, nga njëra anë ajo profesionale për të cilën do të bëj gjithçka kam në dorë për të faktuar argumentet e mia dhe të provoj pafajësinë time, dhe nga ana tjetër, ajo private për të cilën tani, nuk do të hesht më.

Kam jetuar 7 vite një marrëdhënie në të cilën kam dashuruar siç unë dashuroj, pa kufizime dhe me gjithë qenien time. Kam dashuruar edhe kur kishte shumë arsye për të hequr dorë, kam duruar situata në të cilat do t’i kisha thënë çdo miku “mos e lër askënd të ta bërë këtë” sepse për mua dashuria ishte edhe të sakrifikosh.

Minimizimi i vazhdueshëm i mungesës i respektit dhe justifikimi i sjelljeve gabuara për të mbrojtur palën tjetër, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur çiftin, sepse unë e kam konsideruar gjithnjë veten të  fortë, të pavarur, atë që duhet të luftonte për këdo”, shkruan ajo.

Sipërmarrësja italiane tregon më tej se e zbuloi tradhtitë e Fedez gjatë një prej periudhave më të vështira të jetës.

Siç ka shkruan ajo, pak ditë para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, ai e ka telefonuar dhe i ka rrëfyer se ka dashur ta lërë në altar nëse e dashura tjetër do t’ia kërkonte, me të cilin ai kishte lidhje që nga viti 2017.

 “Nuk kam thënë asgjë edhe u braktisa në periudhën time të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar, kur mezi ngrihesha nga krevati. Kam dëgjuar shumë herë që e përzura unë atë nga shtëpia, por nuk u tha kurrë se unë e nxora nga shtëpia pasi zbulova një tradhti ato ditë (një nga të shumtat natyrisht) dhe nuk u tha kurrë që ai nuk hezitoi të shfrytëzonte momentin që të mos njollosej nga  ‘dëmtimi i imazhit tim’.

Nuk thashë asgjë publikisht në muajt që pasuan, as pasi zbulova se gjithçka ndodhte pas shpinës sime teksa unë përpiqesha ta nxirrja atë nga gjithë momentet e tij të errëta, pa ditur asgjë. Nuk thashë asgjë publikisht as kur pak ditë përpara Krishtlindjeve në 2024, Federico më telefonoi (duke e ditur mirë që po fliste me mua) dhe pranoi për herë të parë që historia me të dashurën e tij vazhdonte që prej vitit 2017 si dhe që kishte menduar që të mos martoheshim pak ditë përpara dasmës, por më pas nuk dinte si të tërhiqej në syrin e publikut”, shkruan Chiara.

Chiara thotë se u ndje keq kur kuptoi se gjithçka që kishte përjetuar kishte qenë tallje, por  gjithçka e vuajti në heshtje edhe për shkak të dy fëmijëve të saj.

“Kisha të vjella, e kuptova që ajo që kisha përjetuar ishte një tallje totale, por vuajta në heshtje, e rrethuar vetëm nga afërsia e atyre që më duan vërtet dhe që më dhuronin dashuri të vërtetë për të ardhmen. Heshta sepse doja të vazhdoja pa u ndalur në dhimbjen që kisha vuajtur dhe sepse kam dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka që prindërit e tyre thonë për njëri-tjetrin dhe do të vuajnë për deklarata të caktuara”, shkruan influencerja italiane.

Ndër të tjera, Chiara nuk ka kursyer as Fabrizio Corona, i cili ka publikuar detaje private fundin e lidhjes së çiftit. Sipas saj, kjo është bërë në bashkëpunim me Fedez që kriza mes tyre të bëhej publike.

Fabrizio Corona ka publikuar detaje nga telefonata para dasmës e deri te mesazhet mes Fedezit dhe të dashurës së tij, Angelica Montini në momentin që reperi ndodhej në spital në gjendje kritike për jetën.

 “Por, vendimi së bashku me mikun e tij për të publikuar detaje, ndoshta për t’u hakmarrë për dashurinë e pakthyeshme të të dashurës së të tij, ishte një goditje vërtet e ulët. Detajet si telefonata  ndaj saj vetëm pak përpara se të ngjitej në altar duke i thënë se do t’i mjaftonte një pohim i saji për të lënë gjithçka apo t’i kujtoheshin mesazhet e saj në shtratin e spitalit teksa aty ndodhesha unë duke i mbajtur dorën dhe lutur që e keqja të vinte te unë në vend të tij që mos ta shihja të vuante, janë shumë të dhimbshme”, shkruan ajo.

Reagimin e saj Chiara Ferragni e mbylli duke thënë se në martesën e tyre ajo ka dahsur vërtetë dhe se ajo lidhje ka qenë reale.

“Nuk kam qenë kurrë në një çift të hapur”, thotë ajo, duke theksuar se Federikon e ka dashur pa kushte, dhe për këtë është krenare.

“Kam heshtur për shumë çështje, por kam lexuar shumë gjëra të kota për të vazhduar të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur, marrëdhënia ime me Federikon ishte reale për mua, nuk kam qenë kurrë në një çift të hapur (ishte dukshëm e hapur vetëm për palën tjetër pa qenë unë në dijeni) dhe, pavarësisht gjithçkaje, jam krenare që e kam dashur pa kushte. Më vjen keq që nga ana tjetër isha thjesht një person për t’u tallur dhe përdorur sipas dëshirës, ​​por ndonjëherë është mirë të hapësh sytë, të kuptosh dhimbjen, të ngrihesh dhe të kuptosh që meriton diçka ndryshe, sigurisht jo perfekte por të paktën reale dhe të përjetuar nga të dyja anët në të njëjtën mënyrë minimale në këtë kaos që është jeta jonë”, përfundon Chiara Ferragni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular