Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M.”, njofton policia.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se është gjetur dhe sekuestruar automjeti.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.