E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” sot ka qenë Vicky Baftiri, një gazetare e suksesshme shqiptare që ka rrëmbyer shumë çmime për aftësitë e saj profesionale. Së fundmi ajo ka intervistuar edhe Dua Lipën dhe momenti kur komunikuan shqip të dyja u bë mjaft viral në rrjetet sociale.
Vicky ka intervistuar personazhe dhe shumë figura të njohura si Barack Obama, Kanye West, Donald Trump, Eric Trump dhe Ivanka Trump, Rita Ora, Jimmy Carter.
Rozanës i interesojnë fansat e Gjestit? G-Bani ia thotë troç banores: Sa erdhën 3 dronat…
Kur intervistova Donald Trump, ai nuk ishte president por kishte bërë një projekt të madh në Çikago, ishte Trump Toëer. Detyra ime ishte të intervistoja Donald Trump, Ivanka Trump dhe Eric Trump. Kur intervistova Donald Trump ishte shumë i mirë, kishte shumë respekt për mua dhe për gazetarët.
Sa e ka ndihmuar Vickyn të qenit shqiptare në qasjen e saj ndaj gazetarisë dhe fushës së saj?
Më ka dhënë vullnet. Gjithmonë më kanë thënë bravo. Jam krenare me ty.
Gerti Ferra: “E kam dhje*ë me Laertin”!
Sa i përket videos virale me Dua Lipën, gazetarja tregoi se:
Producenti i saj na dërgoi një email, për të bërë një intervistë me Dua Lipën në këtë datë dhe unë thashë OMG. Më erdhi një ide që pasi të mbarojmë intervistën unë të dilja dhe të flisja shqip. Më pyeti producenti nëse je shqiptare dhe i thashë se isha 100% shqiptare. I thashë që mos t’i tregonte Duas, t’ja bënim surprizë.
Duke qenë se ka intervistuar shumë personazhe të njohur, cili prej tyre ka qenë më interesant për të?
Kanye West ishte shumë interesant, nuk kishte shumë respekt për gazetarët dhe fliste çfarë i vinte në mendje atij. Unë u çudita, thashë wow, ky nuk e paska problem se ku është. Pa filtra, nuk e intervistoj më sepse nuk shfaqi shumë respekt për mua. Shumë arrogant, me të vërtetë është. Për punën e tij është shumë i mençur por me respektin nuk kishte lidhje.