BallinaUncategorized“Mos më ndërprit se s’do kem mëshirë”/ Dudushi debat me Lelën: Pse...

“Mos më ndërprit se s’do kem mëshirë”/ Dudushi debat me Lelën: Pse ma thua? S’ke turp?

spot_img

në “Top Story” u diskutua për ndalimin e fondeve dhe granteve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Drejtori për mediat i PD, Alfred Lela u përfshi në një debat me gazetarin Alban Dudushin.

Lela iu drejtuar Dudushit duke i thënë “mos më ndërprit se s’do të kem mëshirë.

Pjesë nga debati:

Dudushi: SPAK u veçua nga institucionet e tjera. Kjo ka një backgraund që vjen që pasi Trump fitoi zgjedhjet. Ne kemi parë fuqinë e SPAK me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Duhet parë se cila është qasja e Trump sot ndaj punëve të botës. Ne s’mund të bëjmë parashikime, por duhet analizojmë nëse ka premisa që të ndryshojë qasja në Shqipëri. Ai thotë ‘unë punoj me ata që bëjnë biznes’. Nëse ky biznes ndahet nga interesi amerikan, atëherë kemi një problem të madh. Për ta bërë në mënyrë të thjeshtëzuar, ai mund të thotë ‘s’më intereson nëse është i korruptuar apo jo, rëndësi ka nëse do bëjë biznes apo jo’.

Lela: Tani duhet të kemi parasysh çfarë ka parasysh Trump. Trump s’na ka parasysh. Ai ka parasysh publikun e vetë, ata që i kanë votuar. Amerikani i mesëm kujdest më shumë për kamionçinën e tij, që ta ketë sa më të madhe, të jetë nafta dhe benzina e lirë. Mallrat të jenë ‘made in America’. Votuesit e Trump, edhe makinat i ngasin amerikane, nuk i kanë europiane. Trump u ka një borxh të madh. Të fitosh me popullin kundër medias, pasurisë, elitës, sigurisht që do u ndihesh… imagjinarja e deritanishme e së majtës ka rënë edhe për të majtën.

Dudushi: Kjo është e…

Lela: Të lutem të mbaroj. Mos më ndërprit. Se nuk e di çfarë dua të them

Dudushi: E the

Lela: Po jo pra, nuk e thashë o Dudush. Nuk të ndërpreva. Mund ta ruajmë këtë? Ose nëse nuk e ruajmë, i futemi njëri-tjetrit dhe… po nuk do kem mëshirë pastaj. S’do të lë të flasësh domethënë.

Dudushi: Kush po të kërkon mëshirë.

Lela: Po tani ti po më ndërpret.

Dudushi: Për çfarë po e thua këtë mëshirë?

Lela: Mirë pra vazhdo thuaje çfarë doje të thoje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular