BallinaAktualitetSi parashikohet moti për këtë të premte: Do të ketë alternime vranësirash...

Si parashikohet moti për këtë të premte: Do të ketë alternime vranësirash dhe reshje shiu

spot_img

Për ditën e premte mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat e paradites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, në mënyrë lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10m/s,shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 4 deri 17°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular