BallinaKronikeZbardhen shkaqet/ Tragjedia me 64 viktima në SHBA, si shpëtoi sportisti që...

Zbardhen shkaqet/ Tragjedia me 64 viktima në SHBA, si shpëtoi sportisti që nuk hipi prej… qenit të tij

spot_img

Një aksident i rëndë ajror tronditi Washingtonin, kryeqytetin amerikan. Një avion u përplas me një helikopter ushtarak “Blackhawk” ndërsa fluturonte mbi lumin Potomac. Autoritetet thanë se nuk ka asnjë të mbijetuar mes 61 personave që gjendeshin në avion dhe 3 ushtarakëve në helikopter.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa hipotezat fillestare flasin për gabim njerëzor, sepse FBI e ka hedhur poshtë hipotezën terroriste.

Sipas të dhënave paraprake avioni ishte rreth 400 metra lartësi, dhe udhëtonte me 140 milje në orë.

Regjistrimet audio nga kulla e kontrollit tregojnë se pilotët e tij kishin pranuar një ndryshim të pistës, duke zgjedhur pistën më të shkurtër 33, por avioni e ka ndryshuar kursin menjëherë pasi ka konfirmuar ndryshimin, pa lënë kohë mjaftueshëm për të njoftuar fluturimet e tjera, një detaj ky që sipas ekspertëve mund të ketë ndikuar në tragjedi. Më pak se 30 sekonda para përplasjes, një kontrollor i trafikut ajror e pyeti helikopterin nëse kishte parë aeroplanin në hyrje, por nuk kishte marrë përgjigje. Më pas ai pyeti sërish dhe teksa po priste konfirmim, avioni dhe helikopteri u përplasën.

Sipas “The Times”, në aksident ka ndikuar fakti që stafi i kontrollorëve ka qenë i paplotë, pasi puna është kryer vetëm nga një person. “Nëse do të kishin qenë 2 persona, aq sa përcakton protokolli, helikopteri do ishte njoftuar në kohë për të mos u ngritur”, thuhet në raport.

Helikopteri “BlackHawk” që u përplas ishte në një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit. Deri tani janë gjetur vetëm 30 trupa.

Një fatkeqësi e ngjashme në të njëjtin vend ka ndodhur më 13 janar 1982 kur një avion u rrëzua në të njëjtin lumin, Potomac, duke vrarë 78 njerëz. Në atë rast, moti i keq ishte shkaku kryesor i fatkeqësisë.

Sa i përket tragjedisë së të mërkurës, patinatori amerikan Jon Maravilla (Xhon Maravija) i shpëtoi rrëzimit të avionit në Uashington falë qenit të tij. Stafi i avionit nuk e lejoi që të hipte bashkë me qenin dhe ai refuzoi udhëtimin, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes. “Ishte fluturimi i kthimit dhe nuk e kuptova se pse befas nuk mund ta merrja qenin tim me vete. U nevrikosa dhe e braktisa terminalin”, ka deklaruar Maravija për mediat vendëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular