BallinaPolitike“100 ditë nga sot fitojmë mandatin e 4”, Rama thirrje emigrantëve shqiptarë:...

“100 ditë nga sot fitojmë mandatin e 4”, Rama thirrje emigrantëve shqiptarë: Nuk është koha për të djegur votën 

spot_img

Kryeministri Edi Rama shprehet besimplotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. 

Në fjalën e tij në Kuvendin Rinor Kombëtar të PS, Rama bëri thirrje se Partia Socialiste është e vetmja që mund të përmbushë vizionin Shqipëria 2030, me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. 

“100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e shqiptarëve, Partia Socialiste e Shqipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngritur atdheun në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithmonë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane ku do hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartëve anëtarë të BE. 100 ditë nga sot shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do të na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë. 

Jo thjesht se ne jemi më të mirët, dhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse sot si asnjëherë tjetër Shqipëria i është afruar asaj maje. Dhe shqiptarët që të gjithë pa përjashtim duhet ta dinë atë që sidoqoftë shumica e tyre e di fare mirë, atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë shikimi me sy arrihet në këmbë si një realitet konkret dhe i prekshëm dhe jo si një ëndërr që nuk realizohet, nuk e afroi koha, por e afroi vizioni, skuadra, e afroi përpjekja jonë e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve. 

Që kur ne morëm detyrën, i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri në të gjitha drejtimet, por duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është sot Shqipëria falë gjithçkaje kemi bërë në një dekada betejash të pafundme përmes trekëmbëshash të panumërta, një vend që negocion anëtarësimin në BE, një vend që flitet mirë për të kudo dhe ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë, që në një dakadë e rriti më shumë se 2 herë e gjysmë prodhimin e përgjithshëm kombëtar”,-u shpreh ai. 

Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve që mos ta çojnë votën dëm në zgjedhjet e 11 Majit, duke sulmuar opozitën dhe alternativat e tjera partiake. 

“Të gjithë duhet ta dinë mirë, se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e partiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Kjo është koha kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, për Shqipërinë europiane të Ballkanit. Kjo është koha kur të gjithë duhet ta dinë se për të arritur Shqipërinë 2030, ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste e Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular