BallinaPolitike“Do thonë se ne jemi çetë hajdutësh, por…”- Edi Rama thumbon Arben...

“Do thonë se ne jemi çetë hajdutësh, por…”- Edi Rama thumbon Arben Ahmetaj: Ai që deri dje ishte një karrige më tutje nga unë, sot është në kërkim nga drejtësia

spot_img

Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi Rinor i PS-së, ka thumbuar ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj, i cili prej korrikut të vitit 2023 është në arriti pasi një urdhërarresti ndaj tij nga SPAK.

Teksa fliste për Reformën në Drejtësi, kreu i qeverisë u shpreh se “ai që deri dje ishte një karrige më tutje nga unë, sot është në kërkim nga drejtësia”.

“Ata do thonë se ne jemi çetë hajdutësh”, tha Rama duke iu drejtuar të rinjve në sallë, ndërsa shtoi se “sepse ja ky edhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri një karrige me tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia”.

Kreu i qeverisë deklaroi se socialistët e përdorëm pushtetin për t’i dhënë pavarësi drejtësisë. Ndërsa theksoi se “po të mos ishim ne nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin politikë të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë”.

“Ata do thonë se ne jemi çetë hajdutësh, sepse ja ky edhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri një karrige me tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia.

Por ju do ti thoni që po mos të ishim ne, socialistët, që e përdorëm pushtetin tonë për ti dhënë pavarësi drejtësisë sot nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin politikë të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë, siç nuk pati kurrë më parë që nga viti 1912 deri kur ne bëmë Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular