Tre të rinjtë, Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e trafikimit të drogës përmes postës ndërkombëtare nga Tajlanda. Sipas hetimeve, ata kishin porositur rroba nga Tajlanda, por brenda pakove fshiheshin sasira të lëndës narkotike me përqindje të lartë të THC.
Hetimi ka zbuluar se të rinjtë lidheshin me shitësit e drogës në dark web dhe organizonin dërgimin e lëndës narkotike në Shqipëri. Policia, në bashkëpunim me shërbimin postar shqiptar, ka mundur të monitorojë dhe ndjekë këto dërgesa deri në dorëzimin e paketave.
Çdo i arrestuar kishte role të ndryshme, nga porositja e mallrave deri te marrja e postës dhe shpërndarja e saj.
Eris Krymbi
Igli Pallosha
Ralf Zoga