Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Shpesh herë është folur edhe për një largim të mundshëm të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Megjithatë, zërat për largimin e 27-vjeçarit kuqezi i ka mohuar vetë trajneri i skuadrës ruse.
Ndërkohë së fundmi Daku ka postuar në faqen zyrtare të tij, një foto me fanellën e shqyer nga kundërshtarët, duke e shoqëruar me një shprehje filozofike.
“Mos harxho fjalë për njerëzit, të cilët meritojnë heshtjen tënde.”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet e tij sociale. Në 17 paraqitje me Rubin Kazan në kampionat, Daku ka realizuar 9 gola dhe 5 asiste.