BallinaKronikeI vihet eksploziv një banese në Nikël, por nuk shpërthen! Policia sekuestron...

I vihet eksploziv një banese në Nikël, por nuk shpërthen! Policia sekuestron 2 kallëpe me lëndë plasëse dhe fitil zjarr përcjellës

spot_img

Një banese në Nikël, në lagjen Zezë, dy netë më parë është vënë lëndë plasëse, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer

Lënda plasëse dhe fitili zjarr përcjellës janë sekuestruar nga policia, pas denoncimit të pronarit të banesës, shtetasi i identifikuar si Sh. Mehmeti.

“Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se pronari i banesës nuk njihet si person problematik apo të ketë konflikte të hapure me ndonjë person dhe kjo e bën më të vështirë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular