Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar, i cili përmes rrjeteve sociale dhe videove live, kërcënonte dhe fyente gazetaren e emisionit Stop.
Kujtojmë se me 6 Janar Stop transmetoi një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social Tik Tok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetësore për një fëmijë. Nik Kola ishte live në Tik Tok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laci, duke kërkuar para në llogarinë gofund për Erjon Lacin.
Stop solli një dëshmi, ku një person pretendon, që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një të sëmurë, për të hapur një llogari gofound, për t’i ndarë paratë përgjysëm.
“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare”, thuhet ne njoftimin e Policisë.
Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në fjalë.