BallinaBota“Ata nuk marrin asgjë nga ne!”- Tarifat ndaj BE-së, Trump: Kanë përfituar!...

“Ata nuk marrin asgjë nga ne!”- Tarifat ndaj BE-së, Trump: Kanë përfituar! Ne u blejmë gjithçka

spot_img

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të vendosë definitivisht tarifa tregtare ndaj BE-së, pasi tashmë ka shpallur tarifa për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.

I pyetur nga BBC nëse dhe vendet e BE-së do të tariforen, Presidenti Trump tha se diçka e tillë do të ndodhë patjetër.

“Patjetër do të ndodhë me Bashkimin Evropian sepse ata kanë përfituar nga ne. Ju e dini, ne kemi mbi 300 miliardë dollarë deficit”, tha Trump.

“Ata nuk i marrin makinat tona, nuk i marrin produktet tona bujqësore. Ata nuk marrin pothuajse asgjë, dhe ne marrim gjithçka, miliona makina, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore”, tha ai.

Trump ka dhënë një sërë arsyesh për vendosjen e tarifave ndaj vendeve, duke përfshirë sigurinë kufitare, hyrjet e drogës dhe deficitet tregtare.

Presidenti argumenton se taksat kufitare do të ndihmojnë edhe në mbrojtjen e vendeve të punës dhe produkteve amerikane.

Ndër eksportet kryesore evropiane në Amerikë janë produktet farmaceutike, makinat dhe llojet e tjera të makinerive të avancuara. Ndërkohë, SHBA shet naftë, gaz dhe shërbime financiare në Evropë.

Vende të ndryshme do të preken në mënyra të ndryshme nga tarifat e SHBA. Irlanda, për shembull, është deri tani më e varura nga tregu amerikan, gati gjysma e eksporteve të saj jashtë BE-së janë të destinuara për në SHBA.

Vendet që blejnë shumë nga SHBA përfshijnë Holandën dhe Gjermaninë, edhe pse kjo e fundit eksporton një vëllim të madh makinash në këmbim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular