Nga Azgan Haklaj
Ajo që po ndodh në Beograd është sinjali më i qartë i materializimit të urrejtjes qytetare të akumuluar ndër vite nga autokracia, babëzia korruptive dhe limitimi i demokracisë.
Himleri i Sllobodan i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç është në grahmat e fundit dhe thuhet se ka prenotuar apartamente në lagjen luksove të Moskës ku përjeton arratinë Bashar Al Asad.
Ky mostër politike mendoi për shumë vite e dekada të gënjejl e dezorientojë faktorin euroatlantik ndërkohë që jo vetëm bindja e orientimi por e gjithë strategjia e tij deshmon të jetë filoruse jo vetëm në Serbi por dhe në rajon.
Heshtja e perëndimit ndaj destabilizimit të Serbisë nga levizja jo vetëm rinore -studentore por dhe akademike tregon se “muaji i rrejshëm i mjaltit” i Vuçiç-it me botën demokratike po merr fund.
Ngjarjet në Serbi, Bosnje e Mal të Zi si dhe inkurajimi prej tij i faktorit shovinist sllavo-maqedonas tani është interceptuar e dekriptuar në kancelaritë euroatlantike.
Në pamje të parë duket sikur kjo situatë i shkon për shtat faktorit shqiptar në Ballkan.
Mirëpo ndodh si jo rrallë në histori që fatkeqësisht Kombi ynë prodhon Hamzallarë të tipit Albin Kurti që turbullojnë ujrat e kaltërta të ardhmërisë sonë nacionale.
Ky demagog i paparë ndonjëherë po demonton njohjen e integrimin e mëtejmë të Kosovës.
Ai jo vetëm harroi premtimet e përbetimet por shkeli hapur kodin njerëzor e zakonor shqiptar duke tërhequrr “besën” për psudokauzat me të cilat u servir tash sa vite, se kinse po luftonte me idealizëm për bashkim kombëtar.
Ai jo vetëm “harroi” por tinëzisht e djallëzisht i është qasur politikës së ngatërresave kombëtare me Shkupin, Tiranën, Preshevë-Bujanovcin e Podgoricën,.
Ai tronditi deri në rrezik shembjeje themelet e miqësisë me të madhe e të fuqishme të Kombit tonë me SHBA-të.
Do të mjaftonte vetëm ky fakt tashmë i dalë në dritë dhe deklarativisht nga Washingtoni që data 9 shkurt të duket shumë larg për ta shporrur me votë përjetësisht nga pushteti.
Derexheja ku e çoi Kosovën jo vetëm ekonomikisht pa asnjë vizion por dhe politikisht ndërkombtarisht është arsye madhore e pa sinonim që ai dhe banda e tij neomarksiste të atrofizohet plotësisht.
Sanksionet e rënda që tash sa vite ai po ia servir Kosovës duhet të kthehen nga votuesit në trevën dardane në sanksione nominative elektorale për Albin Kurtin dhe çetën e demagogëve megalomanë e të papërgjegjshëm.
Opozita në Kosovë sot e deshmuar për euroatlantizmin dhe kontributin real poltik e ushtarak në ato troje është e besuashme, programore dhe me kapacitete politike e intelektuale për ta shëruar situatën.
Arroganca dhe fundi politik i batakçijëve si Albin Kurti natyrisht duhet të bëhet mësim për gjithë politikën tonë kombëtare.
Kombi ynë është më i vuajturi në Europë e më tutje dhe Holokaustet e shumta në histori nuk pret që t’ja bëjnë bijtë e vet.
Data 9 shkurt po troket dhe autokratët e tipit Vuçiç -Kurti do të pasohen me të tjerë të tipit Edi Rama.
Edhe Sulltan Rama të njëjtin fat do të ketë.
Regjimin autokratik të tij nuk e shpëtojnë dot as dy brinjët e thyera Berisha-Metaj, as Micotaqis e Beleris, as platforma e tij për kantonizimin e Shqipërisë për të mbetur në pushtet, as hajmalitë e Mond Brahimajt.
Aleanca Euroatlantike është sot shpresa e vetme Shqipërisë.
Euroatlantizmi është rruga e vetme e Kombit Shqiptar.
Euroatlantizmi, partneriteti me aleatët e çmuar është e vetmja rrugë e Dardanisë.
E kjo rrugë do të vuloset nga sovrani me dt 9 shkurt.
Në këtë ditë historike midis të ardhmes së Kosovës dhe pushtetit të Albinit qytetarët dardanë do të zgjedhin Kosovën.
Arroganca, agresiviteti histerik politik që demostroi Albin Kurti në këtë fushtë zgjedhore në fakt është vetë karakteri i tij i vertetë pa maskë.
Ai prin me gjoba të mëdha nga KQZ-ja por gjobën më të madhe ndëshkuese do ta marrë nga populli i Kosovës me datën 9 shkrurt.
Me dt 9 shkurt Dardania antike (Kosova) do t’a ndëshkojë Albin Kurtin me votë referendare, me karton të kuq.