BallinaAktualitet“GJKKO nën presion nga SPAK”/ Debat i fortë mes avokatit dhe gazetares!...

“GJKKO nën presion nga SPAK”/ Debat i fortë mes avokatit dhe gazetares! Anila Hoxha: Më jep fakte!

spot_img

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dhe avokati Gentian Rumano u përfshinë në një debat të ashpër në studion e “Top Story-t” këtë mbrëmje, gjatë një diskutimi për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Avokati pretendoi se prokurorët e posaçëm “shtrëngojnë gjykatësit e GJKKO-së”. Por, gazetarja kundërshtoi, duke theksoi se GJKKO është mbi SPAK-un në hierarkinë e sistemit të drejtësisë.

Hoxha: Ju thoni që të gjithë prozhektorët janë te SPAK. Por, SPAK është vetëm njëra pjesë e të gjithë mekanizmit. Se na harrojmë që të gjitha këto veprime të Prokurorisë së Posaçme, në fund verifikohen nga gjykata e posaçme. Unë nuk mund ta besoj, duke qëndruar dhe përditë aty, se gjyqtarët intimidohen nga ‘superfuqia’ e prokurorëve të posaçëm, se do të ishte një kambanë alarmi shumë e madhe, nëse do të kishim një presion nga Prokuroria ndaj gjyqtarëve.

Rumano: Prokuroria kërkon të provojë akuzën nëpërmjet komunikimeve. Është standardi më i ulët. E dyta, nuk thamë që prokurorët intimidojnë gjykatën, gjykata është e shtrënguar pikërisht për shkak të presioni publik dhe politik.

Hoxha: Më vjen keq, ju nuk dini se kush është më i rëndësishëm… në hierarkinë e sistemit, Prokuroria nuk është mbi Gjykatën zotëri. Këtë e thotë ligji, e thotë Kushtetuta, çfarë jeni duke thënë, bëni gafa të tilla.

Rumano: Për shkak të çështjeve.

Hoxha: Refuzoj ta dëgjoj këtë gjë, nuk mund ta dëgjoj, që SPAK-u qenka mbi gjykatën.

Rumano: I certifikon sepse nuk ka çfarë të bëjë!

Hoxha: Çfarë do të thotë fjala certifikim?

Rumano: Shko pyet gjykatën!

Hoxha: Është shumë e rëndë kjo, ju duhet të thoni gjithashtu rastet, cili gjyqtar apo cilat janë trupat gjyqësore që janë shtrënguar nga prokurorë të posaçëm të SPAK për të dhënë mendime që në konkluzion unë i kuptoj të tilla, që mund të jenë dhe jokushtetuese!

Rumano: Të shtrënguar dhe të detyruar për të dërguar çështjet për gjykim, sepse dështojnë çështjet Anila!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular