BallinaKryesoreGrenell sulmon ashpër Albin Kurtin 5 ditë para zgjedhjeve: Mos u mashtroni!...

Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin 5 ditë para zgjedhjeve: Mos u mashtroni! Qeveria e tij nuk është e besueshme

spot_img

I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Richard Grenell ka bërë një deklaratë të fortë kundër Albin Kurtit, 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, i Dërguari i presidentit Donald Trump, shprehet se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.

Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

Postimi i plotë i Richard Grenell:

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular