Lista e personave që humbën jetën në rrëzimin e avionit që ndodhi në Uashington po rritet, me ekipet e shpëtimit që kanë nxjerrë 55 trupa nga ujërat e akullta të lumit Potomac.
Katër ditë më vonë, shpresat po shuhen se 12 personat e zhdukur, do të gjenden gjallë.
“Trupa të rinj janë gjetur. Deri më tani janë identifikuar 55 viktima të këtij aksidenti”, tha shefi i zjarrfikësve John Donnelly.
“Ne do të vazhdojmë kërkimet derisa t’i marrim të gjithë,” u zotua ai.