BallinaPolitikeUniversiteti Bujqësor, ekspertizë për bashkitë – Mazniku: Hap pozitiv në kuadër të...

Universiteti Bujqësor, ekspertizë për bashkitë – Mazniku: Hap pozitiv në kuadër të integrimit në BE

spot_img

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku prezantuan në prani të përfaqësuesve të bashkive të vendit, produktet e pritshme nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes tyre.

Në vitin 2025, Universiteti Bujqësor pritet të realizojë 20 Projekte Parafizibiliteti, 10 Manuale Prodhimi dhe Tregtimi, 10 Plane Zhvillimi Rural dhe Agroturistik si dhe 100 Trajnime për rritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe administratës.

Ministri Arbjan Mazniku u shpreh se ky është një hap shumë pozitiv, duke qenë se jemi përpara zhvillimit të negociatave me Bashkimin Europian dhe shumica e tyre do të zbatohen në pushtetin vendor.

“Bashkitë duhet të përgatiten për të ushtruar funksionet e tyre dhe të kapin momentin e integrimit europian. Ky do të jetë fillimi i një partneriteti të madh nga e cila do të lindin edhe fusha të reja bashkëpunimi”, u shpreh Mazniku.

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, tha se ky universitet do të ofrojë ekspertizën e specializuar, bashkëpunime ndërkombëtare si dhe analiza laboratorike të tokës dhe ujit për nevojat e bashkive.

Këtë marrëveshje e vlerësuan edhe kryetarët e bashkive të maxhorancës dhe opozitës të pranishëm, Gledjan Llatja i Elbasanit, Hil Currri i Fushë Arrëzit, Albert Mëlyshi i Mirditës dhe Josif Gorrea i Divjakës, të cilët u shprehën se ndihma e Universitetit për bujqësinë do të jetë jetike për ekonominë e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular