Big Brother ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja, pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku ajo lëndoi Gjestin duke i hedhur alkool në sy.
E keqardhur për mënyrën si rrodhën gjërat, moderatorja është larguar nga dera e kuqe duke takuar një pjesë të banorëve, por jo Gjestin.
Gerta-banorëve: Më vjen shumë keq…
Gjesti: Pse mor vëlla nuk më përqafoi, është faji i vetë jo i imi.
Rozana: Po nuk do, nuk do.
Gjesti: Pse? Është faji i vet, nuk është i imi.
Rozana: Po s’do…
Aldo: Edhe ti kur u ktheve nga spitali nuk ja dhe dorën.
Gjesti: E takova.
Rozana: Loja… mund të na i kishte dhënë dorën sepse kur mbaron loja.
Megjithatë, pas largimit nga shtëpia, Vëllai i Madh ka sygjeruar futjen e Gertës në televotim me qëllim që fati i saj të vendoset në duart e publiku. E papritura ishte se, në mënyrë unanime, të 14 banorët e shtëpisë përfshi edhe Gjestin që mbeti i dëmtuar nga incidenti, pranuan që Gertës t’i jepej një mundësi e dytë. Me aprovimin e banorëve, Vëllai i Madh ka hapur televotimin me qëllim që publiku të ketë mundësinë të vendos brenda natës së sotme nëse duan të kthejnë apo jo Gertën në lojë.