Gerta e ka nisur ditën e sotme me lot në sy. Banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” është zgjuar dhe ka dalë vetëm në oborr. Teksa po pinte kafenë ajo ka nisur që të qajë.
Më pas Gerta ka marrë sheqer dhe te banaku i Lori Caffe ka shkruar emrin e dy djemve të saj.
Kujtojmë se një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmë mes saj dhe Gjestit në dasmën e Jozit dhe Loredanës. Teksa Gjesti po lagte çiftin, pranë tij ka shkuar Gerta dhe i ka hedhur birrë.
“Syri yt i bukur me dritë është mirë. E dëmtove krejt dasmën, e hodhe qëllimisht shampanjën”, i tha Gerta, ndërkohë Gjesti ia kthen: ‘Gerta në fytyrë askujt nuk ia hodha. Ti erdhe direkt në sy, ama ke për ta paguar, mbaje mend, ke për ti rënë pishman’.
Teksa Gerta po i thoshte ‘shyqyr që e ke syrin mirë’ se nuk e kishte si qëllim që ta dëmtonte, ajo i drejtohet Gjestit: “Unë ta hedh prapë, e do prapë?”.
Gjesti teksa po i thoshte se do të merret me të pas një jave, kthehet nga ajo dhe i thotë: “Hidhe”.
Kaq u desh që Gerta ti hidhte në fytyrë gotën me birrë që kishte në dorë.