Nga Orjola Pampuri
Sot eshte dita boterore kunder kancerit, nje dite qe sherben per te rindertuar agjenden e 365 diteve te ardhshme te punes per parandalimin, dhe trajtimin e kesaj semundje qe eshte thuajse ne te njejtat nivele risku me semundjet kardiovaskulare.
Nevoja per permiresimin e sherbimeve, shtrirjen e te gjitha ketyre sherbimeve me kapacitet te plote ne te gjitha qarqet, mbulimi me medikamente pa asnje mungese, permiresimi i kushteve ne njesite e sherbimeve, eshte imediate.
Te flasesh per faktoret e riskut, pa diskutim ka rendesi te vecante, dhe ben pjese tek parandalimi, qe perfshin nje sektor te vecante ate te promocionit shendetesor si burim i nje informacioni te detajuar, punuar nga nje ekip multidisiplinar, per te depertuar si duhet ne mendesine e nje brezi te ri i cili ka nje qasje jo fort te shendetshme sa i perket te ushqyerit dhe stilit te jetes, qe ne statistika perkthehet ne faktor risku per tumoret.
Te gjitha keto sa me lart duan ekspertize, por mbi te gjitha buxhet. Dhe pikerisht ketu mbetet e gjithe veshtiresia e permbushjes se prioriteteve sa me lart.
Buxheti per shendetesine mbetet ne nivele teper te uleta, krahasuar me vendet e rajonit, dhe shqiptaret paguajne taksa por per sherbimet shendetesore paguajne mbi 60% te shpenzimeve nga xhepi. Cilesia e mendikamenteve per barnat e rimbursueshme ne me te shumten e rasteve eshte teper e ulet dhe destinacioni nga ato vijne mbetet i pasigurte, dhe shume larg standartit te certifikuar nga EMA dhe FDA.
Fjalet dhe keshillat le t’ua leme eksperteve, shqiptaret nga ata qe jane ne krye te ministrive dhe qeverise duan akte konkrete. Por mesa duket te vetmet akte konkrete ne sektorin e shendetesise jane koncensionet dhe tenderat korruptive, qe sado i fshehen e i mohuan, sot disa prej tyre qe i mohonin, po ‘gezojne’ frytet e mashtrimeve ne kurriz te shendetit te shqitareve, prapa hekurave.