BallinaOP EDRruga e vertetë euroatlantike nevoja jonë historike!

Rruga e vertetë euroatlantike nevoja jonë historike!

spot_img

Nga Azgan Haklaj
Secili komb në botë ka adaptuar në rrugën e tij të mbijetesës dhe përparimit aleancat e tij afatgjata e të sigurta varësisht nga interesat, gjeografia, kultura dhe historia.

Disa kombe për fat të keq u zhdukën apo u asimiluan ku ndër arsyet ishin dhe aleancat e pamatura.

Kombi ynë ndonëse ndër më të vjetrit në kontinent ka kaluar një kalvar të gjatë lufte ekzistenciale.

Përveç faktorit të të qenit nyje strategjike dhe vijë ndarëse midis lindjes e perëndimit ne si komb jemi penalizuar dhe nga aleancat e pamatura kombëtare.

Mjafton ti referohemi shekullit që lamë pas e të shohim qasjet “miqësore” me otomanët, jugosllavët rusët e kinezët e ti futemi një reflektimi të thellë nacional për pasojat që patëm e që vijojnë të na shoqërojnë.

E gjithë kjo histori e trishtë nuk ka ardhur nga vokacioni ynë kombëtar por nga interesat e prijësve politikë për ti shërbyer pushtetit të tyre.

E kur kthen kryet pas sheh që të vetmin suport të ekzistencës tonë kemi pasur realisht euro-atlantizmin.

Mjafton të kujtojmë Perandorinë Austro-Hungareze dhe rolin e saj parësor për krijimin e Shtetit Shqiptar në vitin 1912- të apo këmbënguljen e Presidentit Willson për të mos u coptuar plotësisht sipas oreksit të fqinjëve shovinistë në Ballkan.

E bëra këtë parantezë jo thjeshtë për kujtesë por si një realitet që përsëritet dhe që rrezikon faktorin shqiptar edhe ashtu të ndarë në 5 shtete.

Albin Kurti po minon aleancën me SHBA-të hapur ndërsa Edi Rama tenton ti bëjë karshillëk perëndimit me dashuritë individuale ndaj autokratëve sllavo-otoman Vuçiç-Erdogan.

Në këto kushte kur lidershipi aktual në Shqipëri, Kosovë dhe aleati qeverisës shqiptar S(Vlen) në Maqedoninë e Veriut ka humbur rrugën e natyrshme të interesit kombëtar duhet medeomos një levizje e shpejtë emergjente humane e politike.

Askush nuk ka tagrin të privatizojë interesat e sovranit.

Ndaj si asnjëherë levizja politike euro-atlantike ndonëse duket si nominacion i thjeshtë politik nuk është vetëm identifikuese por përcaktuese për fatin tonë.

Shqiptarët e ndërkombëtarët e kanë të qartë se në Shqipëri si lidershipi i mazhorancës por dhe ai zyrtar opozitar i përcaktuar nga mazhoranca, të cilin e ka marrë peng janë të frikësuar nga demokracia perëndimore dhe lehtësisht të shantazhuar nga korrupsioni e hajnia ndaj janë gati të shiten kudo e kurdoherë që ju garantohet jetëgjatësia e sundimit.

Ky është zakon i diktatorëve dhe autokratëve.

Pyetja shtrohet ku jemi dhe a do ta lejojmë ne?

Besoj se ka ardhur koha e fundme e reagimit tonë si komb.

Kosova do e thotë fjalën e saj me dt 9 shkurt e Shqipëria me dt 11 maj.

Euroatlantizmi është gati jo vetëm në ndërgjegjen shqiptare por dhe i organizuar politikisht më shumë se asnjeherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular