BallinaUncategorized“Diaspora duhet të votojë”/Lavdrim Krashi: Votim me ID të huaj? E pamundur,...

“Diaspora duhet të votojë”/Lavdrim Krashi: Votim me ID të huaj? E pamundur, PD të reflektojë

spot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi thotë se diaspora shqiptare duhet të votojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Krrashi u shpreh se vota e diasporës do të forcojë demokracinë shqiptare.
Lidhur me propozimin e PD që emigrantët të votojnë edhe me ID të huaj, Krashi u shpreh se kjo është e pamundur.
“Diaspora është shteti i munguar social për 34 vite. Është ajo pjesë e Shqipërisë që nuk ia ka kthyer kurrë shpinën Shqipërisë. Dua të jem i drejtpërdrejt, të regjistrohen në numra masivë. Është PS që e ka futur në terminologjinë shqiptare, votën e diasporës. Në program është përshirë në vitin 2013. Jam koshient, që përveç atyre që mendonin se duhej bërë vota e diasporës, kanë qenë edhe skeptikë. Mendoj se ka lidhje me skepticizimin që ata kanë pasur. Jam i kënaqur që numri është i lartë, ka kaluar 120 mijë sot, por duhen shumë e shumë më tepër. Shqiptarët e diasporës nuk janë të ndryshëm, nga shqiptarët e Shqipërisë. Vota e diasporës do e bëjë demokracinë shqiptare më të fortë. Ne kemi rëndë dakord për kodin zgjedhor, që ka nevojë për disa ndryshime. Është shumë vonë në proces për t’i konsideruar propozimet e PD. Shpresoj se të gjithë partitë politike që i mendojnë gjëra të tilla, të reflektojnë. Kanë kohë për të reflektuar. Këto nuk janë negociata për mua. Nuk është negociatë, nëse thuhet, nëse nuk bën këtë, ne nuk bëjmë atë. Duket sikur kanë ndjenjën e pasigurisë, sa i përket votës së diasporës”, theksoi ai./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular