Më shumë se 20,000 punonjës federalë kanë pranuar një ofertë për të lënë punën e tyre, ndërsa Presidenti Donald Trump pret që numri të rritet.
Fuqia punëtore federale ka afat deri të enjten për të pranuar skemën e Trump dhe Elon Musk. Administrata e Trump pret që edhe më shumë njerëz të japin dorëheqjen përpara afatit.
Pas nënshkrimit të ofertës, punonjësit kanë afat deri në fund të shkurtit për të lënë vendin e tyre të punës.
Skema ka bërë që tatimpaguesit të vazhdojnë të paguajnë pagat e ish-punonjësve deri në fund të shtatorit.
20,000 punëtorët përbëjnë vetëm 1% të fuqisë punëtore federale, por presidenti pret që 10% e punonjësve federalë të largohen, sipas Bloomberg.
Mbi 2.3 milionë njerëz janë punonjës civilë federalë, që do të thotë se Trump shpreson se 200,000 njerëz do të pranojnë marrëveshjen.
Në “programin e dorëheqjes së shtyrë”, punonjësve iu tha se nëse pranonin, ata do të merrnin leje administrative të paguar me paga dhe përfitime të plota deri më 30 shtator.