BallinaKronikeEkzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz/ RENEA ushtron kontroll sërish në banesën...

Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz/ RENEA ushtron kontroll sërish në banesën e Ervis Lamit, çfarë u zbulua

spot_img

Forcat elitë RENEA, kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz, pak ditë më parë.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit. Burimet bëjnë me dije se kontrollet që janë kryer nga forcat elitë të policisë nuk e kanë gjetur sërish në banesë, por ende nuk dihet nëse brenda saj janë gjetur prova që lidhin Ervis Lamin me vrasjen e Vishës.

Referuar këqyrjes së sistemit TIMS, burimet thanë se Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin.

Megjithatë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë, duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular