Shqipëria do i nisë kualifikueset e Botërorit në stadiumin “Wembley” kundër Anglisë. Ky takim do të marrë jetë më 21 mars, ora 20:45.
Nga dita e sotme nuk ka mbetur asnjë biletë në dispozicion për këtë duel. Kështu janë shitur 90 mijë bileta, që përkojnë dhe me kapacitetin e plotë të stadiumit.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë. Kujtojmë se tek Anglia është trajneri Tuhel që debuton në stol.