BallinaPolitike“Listën e PD e aprovon Berisha”/ Gjikondi: Meta në listën e demokratëve,...

“Listën e PD e aprovon Berisha”/ Gjikondi: Meta në listën e demokratëve, ka blerë mandatin me para

spot_img

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar në studion e ‘Tirana Live’ lidhur me aleancën mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në këto zgjedhje të ardhshme.

Sipas Gjikondit, Meta ka paguar për të qenë në listat e sigurta, sepse këtë mund ta ketë si një ombrellë përpara drejtësisë. Juristja vijojë më tej të theksoj se PD është në një krizë të madhe morali dhe dinjiteti.

“Lista është e orientuar me një filozofi biznesmenësh. Meta si një biznesmen me një nuhatje pragmatiste nuk do më bënte çudi që këtë vend në listën e sigurt ta ketë siguruar me mënyrat që di, që ta ketë si ombrellë përpara drejtësisë. Me këtë kuptoj blerjen e mandatit të deputetit.

Meta mund të ketë dhënë para për tu futur në listë, familjes Berisha e cila ka interesa të caktaura. Meta është hallexhi, por ka edhe buxhetin. Politika është kaq imorale dhe mjafton vetëm dy lajme Pojana dhe Meta në listën e demokratëve. Mendoj që PD është në një krizë të madhe morali dhe dinjiteti. Jemi pas, në një epokë imoraliteti.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular