BallinaPolitikePD-PS bëhen bashkë në Uashington, Bardhi e Gjiknuri takim me zv.ndihmës sekretarin...

PD-PS bëhen bashkë në Uashington, Bardhi e Gjiknuri takim me zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit

spot_img

Një takim në Departamentin e Shtetit me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka bërë bashkë eksponentë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sekretari për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kanë zhvilluar një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Teksa ka ndarë foton nga takimi, Bardhi shkruan se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë.

Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE“-shkruan Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular