BallinaKronikePlagosja me thikë e 40-vjeçarit në Korçë, identifikohet autori i ngjarjes! Policia:...

Plagosja me thikë e 40-vjeçarit në Korçë, identifikohet autori i ngjarjes! Policia: Po punohet për kapjen e tij

spot_img

Është identifikuar autori i plagosjes më thikë mbrëmjen e së martës të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla.

Ai është identifikur si 39-vjeçari me iniciale D. M., dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.

Sipas dëshmisë së Ergyst Shtyllës sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Policia po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular