Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pritet të nënshkruajë një tjetër urdhër ekzekutiv që ka për qëllim të eliminojë Departamentin e Arsimit.
Lëvizja do të realizohet në dy hapa, sipas burimeve të CNN-it. Urdhri do t’i kërkojë sekretarit të Arsimit të krijojë një plan për të zvogëluar departamentin përmes veprimeve ekzekutive.
Trump do të shtynte gjithashtu që Kongresi amerikan të miratonte legjislacion për të mbyllur departamentin, pasi ata që po punojnë për urdhrin pranojnë se mbyllja e departamentit do të kërkonte angazhimin e Capitol.
Edhe pse thirrjet për të eliminuar departamentin ose për ta bashkuar atë me një agjenci tjetër federale nuk janë të reja, kjo lëvizje historikisht ka dështuar të marrë mbështetje nga Kongresi.
Gjatë mandatit të parë si president, administrata e Trump propozoi bashkimin e Departamenteve të Arsimit dhe të Punës në një agjenci federale. Edhe pse republikanët kontrollonin si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin në atë kohë, propozimi nuk kaloi.