Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Rama shkruan se afati i regjistrimit për të votuar më 11 Maj skadon në datën 4 Mars.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan Kryeministri.