BallinaAktualitetShantazh me foto e video intime/ Policia heton faqen anonime, vajzat: Po...

Shantazh me foto e video intime/ Policia heton faqen anonime, vajzat: Po denigrohemi!

spot_img

Disa foto dhe video intime të disa vajzave minorene në Korçë, bënë xhiron në rrjetet sociale, nga një faqe e hapur në Instagram nga persona të pa identifikuar.

Rasti është denoncuar në polici, por hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se kush e posedon këtë faqe, e cila tashmë është mbyllur.

Momentet intime të vajzave të moshës 14-16 vjeçe, nuk dihet se si kanë rënë në duart e adminit të faqes, të cilat postoheshin çdo ditë, bashkë me emrat dhe adresat e tyre përkatëse.

Vajzat thotë se publikimet e çasteve të tyre intime po u dëmton imazhin dhe se ndihen të denigruara. Ato thonë se ka pasur edhe vajza që kanë prerë damarët pasi iu është publikuar emri dhe foto aty.

Vajzat thonë se personat që administrojnë faqen u shkruanin atyre duke u kërkuar foto e video intime, ose në të kundërt do të publikonin ato se çfarë kishin siguruar nga persona të tjerë.

Pas denoncimit që minorenet kanë bërë në polici, oficerët kanë nisur hetimin për të identifikuar autorët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular