Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dhënë pretencën dhe kërkon deklarimin e fajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
SPAK kërkon dënimin e tij me 1 vit burg, si edhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Duro nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht është kërkuar konvertimi i dënimit me 3 vjet sherbim prove.
Kryebashkiaku i Devollit është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Duro ka mohuar akuzat duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.
Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër.