BallinaKronikeVDEKJA e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty, nuk...

VDEKJA e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty, nuk është v*tëvrarë (DETAJE)

spot_img

Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare që vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte me nënën e saj, është shtyrë.

“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, është hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë.

Autor i dyshuar i krimit është ish i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili ndodhet në burg i akuzuar për vrasje me dashje.

Autopsia konfirmoi hipotezën e hetuesve , sipas të cilës ishte ish-i dashuri i viktimës ai që vrau të miturën shqiptare duke e shtyrë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Aurora Tila u përpoq të shpëtonte duke u mbajtur pas parmakut, por ai i goditi me forcë duart e saj.

Disa dëshmitarë thanë se e panë 13-vjeçaren të varur në parmakë, ndërsa djali goditi duart e saj duke bërë që ajo të rrëzohej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular