BallinaBota10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo, pritet dëbimi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo, pritet dëbimi drejt vendeve të origjinës

spot_img

rupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”, po mbahet në qelitë e paraburgimit në Guantanamo, në pritje për t’u dëbuar drejt vendeve të origjinës.

Pentagoni konfirmoi të mërkurën se 10 “emigrantë të paligjshëm që paraqesin kërcënim të lartë” mbërritën një ditë më parë në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin e Guantanamos. Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin.

Zëri i Amerikës njoftoi fillimisht për transferimin e emigrantëve nga qendra ushtarake “Fort Bliss” e Teksasit me një avion ushtarak të martën. Sipas Pentagonit, transferimi i emigrantëve që përbëjnë kërcënim të lartë në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos është një masë e përkohshme.

Agjencia amerikane për zbatimin e ligjeve të emigracionit, ICE, po ndërmerr këtë veprim për t’u siguruar që këta individë të dërgohen në vendin e tyre të origjinës ose destinacione të tjera të përshtatshme, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, postoi të martën në rrjetin X foto të disa prej emigrantëve teksa po përgatiteshin të hipnin në aeroplanin ushtarak. Ajo i quajti ata “ndër më të këqijtë” ndërsa paralajmëroi se përpjekja për t’i dëbuar ata sapo ka filluar.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha më vonë se të këta emigrantë që po transportoheshin me avionin ushtarak ishin anëtarë të bandës famëkeqe venezuelase me shtrirje ndërkombëtare “Tren de Aragua”. Zyrtarët nuk thanë se kur dhe si ishin ndaluar ata. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të përcaktuar “Tren de Aragua” si një organizatë e huaj terroriste.

Në një postim në rrjetin X të mërkurën, zonja Noem tha se departamenti i saj ishte përgjegjës për arrestimin brenda disa ditësh të “vrasësve të dënuar, përdhunuesve, abuzuesve të fëmijëve, trafikantëve të drogës, pjesëtarëve të bandës MS-13 dhe anëtarëve të kartelit”./ VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular