Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Levan-Vlorë ku një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin L.S., 40 vjeç, banues në Vlorë, përplasi një këmbësor i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është ende i paidentifikuar.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.